Gra!

Gra! 
A ndjeheni të pasigurta?
A keni dikë që iu kontrollon, iu fyen, 
iu kërcënon, iu rreh apo iu detyron t’i nënshtroheni abuzimit seksual?
A jetoni me frikën se do t’ju detyrojnë të martoheni me dikë?
A keni nevojë të flisni me dikë?
Telefononi Terrafem.
Do t’ju ofrohet ndihmë në gjuhën tuaj amtare.

Rrahja është krim Bashkëshorti juaj, partneri me të cilin jetoni, babai juaj, vëllai juaj, djali juaj
- asnjë prej tyre nuk ka të drejtë t’ju kontrollojë, kufizojë, kërcënojë, rrahë, apo t’ju detyrojë
t’i nënshtroheni abuzimit seksual.
Nuk është faji juaj. Burrat mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Ti nuk je vetëm Shumë gra i nënshtrohen dhunës, pavarësisht nga mosha, profesioni, klasa sociale, feja dhe kombësia e tyre. Ju nuk duhet të pranoni që t’ju rrahin. Flisni me dikë për atë që po ndodh me ju! Nëse thyeni heshtjen,
ka një mundësi që t’ju hapen rrugëtpër ndihmë.
Nëse nuk keni leje të përhershme qëndrimi (PUT)
Ekziston mundësia për t’ju ndihmuar edhe në qoftë se burri juaj ju kërcënon dhe thotë se do të deportoheni
nëse e raportoni atë në polici, apo nëse i tregoni dikujt se po ai po abuzon me ju.
Telefononi Terrafem Do t’ju ofrohet ndihmë në gjuhën tuaj amtare. Terrafem
do t’ju ndihmojë të kapërceni dhimbjen dhe lëndimet e
shkaktuara nga dhuna dhe shtypja. Terrafem mund t'ju ofrojë këshillim ligjor, t’ju përgatisë për
takime me policinë, dhe t’ju ofrojë përkrahje gjatë procesit gjyqësor. Terrafem mund t’ju ofrojë strehim të sigurt në bashkëpunim
me shërbimet sociale. Telefonata juaj nuk do të shfaqet në
faturën tuaj të telefonit, dhe numri nuk do të regjistrohet. Telefonata është pa pagesë. Ju do të jeni në anonimitet kur na telefononi, dhe ne jemi të detyruar të ruajmë sekretin profesional.